Vdes tragjikisht i mituri shqiptar në Greqi, humbi kontrollin e biçikletës dhe u rrëzua në greminë, ishte fëmijë i vetëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 14 vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga biçikleta.

Sipas mediave greke mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e të mërkurës në Agrinio ku 14-vjeçari shqiptar teksa po udhëtonte me biçikletën e tij në nëj rrugë rurale humbi kontrollin e saj dhe ra në greminë.

Si pasojë i mituri mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital, mirëpo fatkeqësisht nuk arriti ti mbijetonte plagëve të marra.

14-vjeçari së bashku me një kushëri kishin dalë me biçikleta, mirëpo teksa po ktheheshin në shtëpi i mituri ka humbur kontrollin e biçikletës, për pasojë ka rënë dhe ka goditur fort kokën në një gur.

Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve të shpëtimtarëve dhe mjekëve më pas, fëmija nuk ia doli. Informacionet bëjnë me dije se ai ka pësuar një goditje dërrmuese në qafë. Fqinjët e familjes së 14 vjeçarit e përshkruanin atë si një djalë të mirë dhe se ishte fëmijë i vetëm.

Share With:
Translate »
84 Views