“Vdiq pa marrë vesh gjininë e bebit” Rudina Hajdari tregon vështirësinë në shtatzëninë e 3 të së ëmës
Kanë kaluar 25 vite nga vrasja mafioze e deputetit të PD-së, Azem Hajdari, një ngjarje e cila tronditi jo vetëm kryeqytetin, por edhe skenën politike. E ndëra koha kalon dhe ende nuk ka një fajtor, ka qenë vajza e të ndjerit, Rudina Hajdari që ka rrëfyer së fundmi një histori nga e shkuara.
Ajo është kthyer shumë pas në kohë dhe kujtoi kohën kur nëna e saj ishte shtatzënë me fëmijën e tretë, por gjininë e fëmijës babai i saj i ndjerë nuk e mori vesh asnjëherë. Hajdari tha se i ati nuk donte ta dinte gjininë deri sa fëmija të vinte në jetë, e duke mos e arritur këtë moment, nuk e mori vesh asnjë herë se çfarë ishte foshnja që do të lindte.
“Për mamanë ka qenë një periudhë e bukur, sepse mamaja pas shumë vitesh që na kishte ne dy fëmijë arriti të kishte edhe një fëmijë tjetër. Kjo ishte një periudhë e bukur për të dy. Do t’ju tregoj një detaj i vogël, babai nuk e dinte se do kishte vajzë apo djalë. E mbajtëm sekret sepse nuk donte ta dinte, dhe faktikisht ai nuk e mori vesh asnjë herë nëse do kishte një vajzë apo një djalë.”