I riu që i dha të miturit kanabis dhe e postoi në ‘TikTok’, përfundon në spital psikiatrik

Gëzim Avdiu tronditi rrjetin pak ditë më parë pasi postoi në TikTok një video ku i jepte një të mituri cigaren e hashashit dhe më pas ky e konsumonte.

31-vjeçari i cili u arrestua të martën nga policia e Lezhës. Ndërsa Gjykata vendosi shtrimin e tij në një spital psikiatrik, pas ekzaminimit të raportit mjekësor, nga e cila u zbulua se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Gëzim Avdi (Kalia) banues në Patok Kurbin, u arrestua mbrëmjen e së martës nga policia e Lezhës, pasi kishte bërë video duke i dhënë lëndë narkotike një fëmije të mitur dhe postuar në rrjetin social ‘TikTok’.

Ndaj 31-vjeçarit është ngritur akuza “Nxitja për përdorimin e drogës”, vepër penale qe parashikon dënimin deri në 15-vite burgim. Ndërkohe në deklarimet e tij i riu e ka konsideruar videon montazh, ndërsa policia nuk ka arritur ende të identifikojë fëmijën që shfaqet duke konsumuar hashash.

Share With:
Translate »
64 Views