Vëllai kritikon publikisht Ilda Bejlerin: Merri gjërat pak më seriozisht…

Vëllai balerin i Ilda Bejlerit, Bledi Bejleri ka kritikuar publikisht të motrën.

Ai ka thënë se ajo është e bukur dhe i merr gjërat lehtë e që duhet t’i marrë ato më seriozisht.

“Unë jam artist dhe ne artistët kemi shumë kritika. Kritikat të ndihmojnë të ecësh përpara në jetë. Unë i bëj shumë kritika Ildës, por mami është ajo që na kritikon të dyve. Kritika që i bëj shpesh Ildës është që t’i marrë gjërat më seriozisht, sepse ajo është e bukur dhe i merr gjërat lehtë dhe unë i them gjithnjë që t’i marrë gjërat seriozisht”, shprehet Bledi për emisionin “Jo vetëm modë”, teksa pyetet në lidhje me komentet që bëhen për motrën e tij.

Bledi Bejleri, ndodhet në Shipëri bashkë me balerinë të tjerë shqiptarë si Edi Blloshmi, Leart Duraku, Dorian Grori, Hektor Budlla dhe Rezart Stafa, për të dhënë koncert në pallatin e kongreseve.

Ata prej vitesh jetojnë jashtë Shqipërisë e kanë dhe karrierat e tyre përkatëse në vende të ndryshme të botës.

Share With:
Translate »
571 Views