Vendosen datat për regjistrimet në çerdhe

Në datat 6-10 Qershor 2022 prindërit do të mund të bëjnë regjistrimin e fëmijëve të tyre pranë 39 çerdheve publike të bashkisë së Tiranës. Edhe pse është rritur numri i çerdheve dhe kopshteve, kërkesat janë më të shumta se sa kapacitetet.

“Do përzgjedhin një nga çerdhet që është e njësisë së tyre bashkiake, me dy certifikatat, familjare dhe të fëmijës e vërtetime te prindërve që janë të punëësuar. Kjopër shakk se duke parë trendin në rritje për të marrë shërbimin publik, iu jepet gjithmonë prioritet atyre fëmijëve që e kanë më të nevojshëm, që i kanë prindërit në punë. Numri i kërkesave në raport me mundësitë është gjithmonë i lartë, kjo është arsyeja që ne i japim gjithmonë prioritet fillimisht kategorive në nevojë siç vijnë fëmijët që vijnë nga familje që trajtohen prindërit me ndihmë ekonomike, fëmijët të prindërve me nevoja të veçanta apo fëmijë me nevoja të veçanta apo që vijnë nga familje monoprindërore”.

Sipas drejtueses së Drejtorisë së Përgjithshme të Çerdheve dhe kopshteve Zhaneta Beqiri, për ata fëmijë të çerdheve që mbushin moshën për në kopësht do të ketë lehtësi regjistrimi.

“Fëmijët që kanë frekuentuar çerdhen në sezonin 2021-2022 dhe që mbushin moshën 3 vjeç, deri më datë 15 Shtator 2022, do të regjistrohen automatikisht në kopësht”.

Një ndër prioritetet e bashkisë së Tiranës është hapja e ketyre institucioneve pranë vendeve të punës. Pas kopshtit të parë që është hapur pritet të hapen edhe dy të tjerë brenda Shtatorit.

Share With:
Translate »
120 Views