Veprimi i Ardit Gjebreas tregon se nusja e djalit ia paska fituar zemrën
Ardit Gjebrea është ndër figurat më të dashura të ekranit shqiptar. Ndonëse pak më vonë se të tjerët, ai iu bashkua rrjeteve sociale dhe ka në Instagram plot 356 mijë ndjekës. Tek ndjekësit e tij gjen të vegjël e të rritur, figura publike të rëndësishme dhe njerëz të thjeshtë. Ndërsa ai nuk ndjek askënd përveç anëtarëve të familjes së vogël. Madje as motrën dhe as nipat me të cilët edhe bashkëpunon. Ai në fillim ndiqte vetëm gruan e tij të zemrës, bashkëshorten Anila dhe djalin e tij, Jonin. Por dikush ia paska fituar zemrën shpejt. Bëhet fjalë për të fejuarën e Jonit, Merlinin. Si pjesë të familjes, ai tani ndjek në Instagram edhe atë. Dhe Merlini ia paska dalë të jetë një nuse e mirë. /Kids’ Time
