Shprehja “koka të mëdha” nuk ka dalë kot! Shkencëtarët shpjegojnë pse

Bebet që lindin me kokë më të madhe se normalja kanë më shumë gjasa ta zhvillojnë IQ  e tyre, ky është zbulimi i fundit i shkencëtarëve.

Pas analizimit të të dhënave, të cilat përfshinin mostrat e gjakut, urinës, pështymës është arritur në përfundimin se foshnjat e lindura me kokë më të madhe se normalja kanë gjasë të kenë rezultate maksimale në shkollë si dhe të kenë më arritje se fëmijët e tjerë.

 Botuar në Journal of Molecular Psychiatry, studimi pohon: “Perimetri i kokës së fëmijës lidhet me aftësinë njohëse të tij, pra gjasjen që do të ketë ai ndaj jetës”.
Nëse fëmija juaj ka lindur me përmasa normale të kokës apo më të vogla, kjo nuk është një arsye për tu shqetësuar. Studimi gjithashtu ka gjetur prova që tregojnë se shëndeti i përgjithshëm fizik mund të ketë ndikim të rëndësishëm në inteligjencën e fëmijës.

Megjithatë theksi bie mbi foshnjat, kokat e të cilëve arrijnë rreth 12.5 deri në 14 centimetra. Ata, thonë shkencëtarët janë më të bekuarit dhe më inteligjentët.

Share With:
Translate »
1381 Views