Vesa dhe Mirlindi qenkan martuar gjatë shtatzanisë, bukuroshja publikon foton me vello

Ish-banorja e BBVK2, Vesa Vllasaliu ka shuar kuriozitetin e ndjekësve të saj në Instagram duke ndarë një imazh tejet të veçantë.

Përmes një bashkëbisedimi virtual, ku një ndjekës e pyeti se si dukej në ditën e martesës apo të propozimit, Vesa ka publikuar foton zyrtare nga dita e saj e kurorëzimit me futbollistin e njohur, Mirlind Daku.

Në imazhin e ndarë, Vesa shfaqet e buzëqeshur, e veshur me një fustan të bardhë nusërie.

Ajo që bie menjëherë në sy është dora e saj e vendosur me ëmbëlsi mbi bark, pasi gjatë celebrimit të tyre vitin e kaluar në Zvicër, Vesa ishte në pritje të ëmbël.

Ky kapitull i bukur i jetës së tyre u kurorëzua plotësisht në fund të vitit të kaluar. Në muajin dhjetor, Mirlindi dhe Vesa u bënë prindër për herë të parë. Ata mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën zgjodhën ta pagëzonin me emrin e veçantë Miresa.

Share With:
Translate »
1 Views