Veshi me korse vajzën 8-vjeçare, shpërthejnë kritikat për Kim

Kim Kardashian është vënë sërish në shënjestër të kritikave, këtë herë për të bijën. North vetëm 8 vjeç u shfaq në krah të së ëmës në Romë këtë javë e veshur me korse të ngushtë.

Komentuesit në rrjetet sociale e kritikojnë Kim Kardashianin se veshja e vajzës së saj të vogël është fare e papërshtatshme për temperaturat e larta të Romës në muajin Maj.

Ata thonë se vajza e vogël është torturuar nga vapa. Po ashtu, korseja nuk është aspak e rekomandueshme për fëmijët, pasi pengon zhvillimin normal të trupit të tyre.

41-vjeçarja ishte në Itali këtë javë sëbashku me fëmijët, për të marrë pjesë në ceremoninë e martesës së të motrës Kortni me muzikantin Trevis Barker. Në të kaluarën, edhe ish-bashkëshorti Keni Uest e ka kritikuar Kimin që e ka lejuar vajzën e tyre të përdorë make-up.

Share With:
Translate »
40 Views