Vetëm 6 muajshe dhe ka 300 palë këpucë, natyrisht është vajza e Kylie

Kryesisht vajzat, por jo më pak djemtë janë të fiksuara pas këpucëve. Një veshje duket e kompletuar nëse këpucët janë të bukura. Familja Kardashian/Jenner, janë të fiksuara pas këpucëve dhe kanë rafte të tëra me këpucë. Mirëpo, 20-vjeçarja Kylie Jenner duke qenë se vetë është shumë e dhënë pas këpucëve, të njëjtin fiksim duket se po ia përcjell edhe të bijës. Edhe pse është vetëm 6 muajshe, Stormi ka ndoshta më shumë këpucë se ne.

Mami Kylie i ka blerë deri tani 300 palë këpucë. Pra imagjinoni, një fëmijë 6 muajsh me 300 palë këpucë, me vlerë 17 mijë paund. Disa këpucë janë të personalizuara për të voglën Stormi dhe sigurisht që ato janë të gjitha firma luksoze. 20-vjeçarja na ka treguar raftin e këpucëve të së bijës dhe ne kemi mbetur kaq shumë të habitur, por njëkohësisht ndjejmë zili sa shumë këpucë ka një fëmijë thjesht 6 muajshe…

Share With:
Translate »
1931 Views