Vetëm këta lloj prindërish rrisin fëmijë të suksesshëm, a je ti njëri prej tyre?
Prindërimi në ditët e sotme është bërë më sflitës se kurrë. Nuk është e lehtë ta mbash fëmijën larg kompjuterit, pastaj të mundohesh ta ushqesh shëndetshëm ndërkohë që atij i pëlqen ushqimi i shpejtë. Po kështu ta ndihmosh t’ia dalë me mësimet, ta nxisësh të marrë pjesë në sa më shumë aktivitete dhe ta shtysh të punojë fort. Prindërit po mundohen të përvetësojnë strategji specike për t’ia dalë me këto sda të kohëve moderne. Si një psikoterapist, kam parë të më vijnë disa tipa prindërish në zyrë:
1. Liberalët
Këta prindër u japin fëmijëve shumë liri për të eksploruar dhe provuar gjëra të reja. I lënë fëmijët t’i zgjidhin vetë problemet e tyre dhe janë të parimit “lëri fëmijët të jenë fëmijë”. Ata dëshirojnë që fëmijët të luajnë sa më shumë, të bëjnë qejf dhe t’i mësojë vetë jeta, të kuptojnë pasojat e një veprimi të caktuar. Duke qenë se këta prindër qëndrojnë të stepur, për të mos frenuar apo ndikuar në zhvillimin e fëmijëve, fëmijët shpesh rrezikojnë të mos mësojnë të gjitha aftësitë dhe njohuritë që u duhen për të arritur më të mirën.
2. Striktët
Prindërit e kësaj kategorie u vendosin fëmijëve kuzim dhe rregulla të shumtë. Kanë pritshmëri të larta dhe urdhërojnë në shumicën e madhe të kohës. Ata shqetësohen se sot fëmijët janë shumë të përkëdhelur dhe aspak të zotët e vetes. Por nuk është e thënë që e gjitha kjo të ketë rezultatiin e pritshëm. Fëmijët mund t’i ndjekin rregullat sa për të mos u përfshirë në telashe, por kjo s’do të thotë se po marrin më të mirën dhe se po i përdorin këto mundësi për të zhvuilluar potencial e tyre
3. Të super përkushtuarit
Nëse mësuesi i ka vënë një notë të ulët, nëse njëri prej shokëve i ka folur rëndë, ky tip prindi është përherë aty për të zgjidhur problemin. Ata duan të sigurohen gjithë kohës se fëmija po iu trajtohet me dashuri, mirësjellje dhe merakosen se mos ata do t’iu përfshihen në ndonjë zënkë. E kanë gjithë kohës mendjen aty dhe janë të mendimit se pa ata aty, fëmija do keqtrajtohet apo shkelet me këmbë. Duke bërë gjithë këtë, pavarësisht dëshirës së mirë, fëmija e ka të pamundur të veprojë më pas vetë në shoqëri. Nuk di si të sillet, çfarë të bëjë dhe si t’i menaxhojë emocionet.
4. Mbështetësit
Janë pastaj dhe prindërit që mundohen të vendosin një balancë midis të dhënit liri por dhe të paturit fëmijën nën vëzhgim. Edhe ata kanë padiskutim pritshmëri të lartë për fëmijët e tyre, ama i suportojnë në zgjedhjet dhe qëllimet që kanë. Këta prindër lider nuk përpiqen t’i stërvisin rreptësisht fëmijët, pëkundrzi thjesht dëshirojnë që ata të rriten të fuqishëm mendërisht. I këshillojnë fëmijët, por në fund të ditës i lënë të zgjedhin vetë. Ata duhet të dinë si të veprojnë, kur një ditë prindërit të mos jenë aty për t’i ndihmuar. Shqipëruar nga “There are 4 styles of parenting, but one rasises more suçessful kids than the rest, according to a psychotherapist” (Këto janë 4 tipe prindërish, por vetëm njëri prej tyre rrit fëmijë më të suksesshëm se pjesa tjetër dhe kjo sipas një psikoterapisteje) për “Business Insider”. anabel