Për një shtatzëni të sigurtë dhe të shëndetshme, këto janë vitaminat esenciale që duhet të merrni gjatë 9 muajve

Gjatë nëntë muajve të shtatzënisë është e rëndësishme që gruaja të marrë disa vitamina, duke përfshirë acidin folik, vitaminën E, D, B5, të cilat janë nevojshme për të mbrojtur shëndetin e nënës dhe të foshnjës. Studimet shkencore kanë treguar se përfshirja e këtyre vitaminave në dietën e gruas shtatzënë, e mbron fëmijën nga një sërë problemesh duke filluar nga lindja e parakohshme dhe deri tek zhvillimi fizik dhe konjuktiv.  Acidi folik e ndihmon nënën shtatzënë për të luftuar anemone, kurse për fëmijën është thelbësor sepse ndihmon në parandalimin disa sëmundjeve. Ai nuk prodhohet nga trupi, por duhet të merret me ushqim ose në kapsula, në varësi të recetës mjekësore. Kërkesa e përditshme është rreth 0.2 mg, e cila duhet të dyfishohet në gratë shtatzëna. Mjeku do të përcaktojë dozën ditore për t’u integruar në dietë. Acidi folik me tableta i rekomanduar nga mjeku mund të merret në mëngjes sapo të ngrihemi. Konsumimi për një kohë të gjatë na ndihmon të mos e harrojmë. Në rast se keni mungesë të acidit folik atëherë do të keni simptoma si lodhja, nervozizmi, dëmtimi i kujtesës dhe pagjumësia. Shkaqet e kësaj zakonisht lidhen me ushqimet që kanë në përmbajtje të tyre një sasi të pakët të acidit folik.
Folati: Folati është lënda ushqyese e natyrshme të cilën trupi e përdor për ta mbështetur rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të fetusit. Folati mbështet zhvillimin e tubit nervor, i cili e lidh trurin dhe boshtin kurrizor. Ky bosht i mundëson trurit të komunikojë me pjesën tjetër të trupit. Zhvillimi i plotë dhe mbyllja e këtij tubi nervor ndodh në pesë javët e para të shtatzënisë, para se të mund të jeni të vetëdijshëm që jeni shtatzënë madje. Nëse tubi nervor nuk zhvillohet si duhet, kjo mund të çojë në abort dhe defekte të tubit nervor. Ushqimet të cilat janë të pasura me folat janë spinaqi, brokoli dhe asparagët. Drithërat gjithashtu janë të pasura me folat. Një sasi e konsiderueshme folati gjendet edhe në luleshtrydhe dhe kivi. Kohët e fundit, disa studime rekomandojnë përdorimin e folatit jo vetëm gjatë shtatzënisë, por edhe për të parandaluar shqetësimet tipike të menopauzës.
Vitamina B9: Edhe marrja e ilaçeve të caktuara mund të pengojë thithjen e vitaminës B9. Janë substanca themelore për zhvillimin dhe funksionimin e duhur të organizmit. Duke qenë se janë në sasi të vogla ato quhen lëndë mikro-ushqyese. Këto lloj vitaminash mund t’i marrim vetëm me anë të ushqimit për shkak se nuk i prodhon trupi. Nevoja për marrjen e vitaminave ndryshon në varësi të gjinisë dhe moshës.
Vitamina B9 është e rëndësishme për parandalimin e disa keqformimeve neonatale. Ushqimet që përmbajnë vitaminë B9 janë kryesisht në perime. Kujdes në mënyrën se si i gatuani: gatim i tepruar i shkatërron këto vitamina.
Ushqime që përmbajnë acid folik: Duke pasur parasysh përfitimet e acidit folik në shtatzëni duhet t’i kushtojmë një rëndësi të veçantë mënyrës se si ushqehemi. Përveç atyre ushqimeve që u përmëndën më lart, këshillohen edhe ushqime si mëlçia dhe brumrat.

Share With:
Translate »
723 Views