Vetëm me dy përbërës, provoni në shtëpi mafishet e fëmijërisë sonë
Mafishet janë një ndër delikatesat e hershme të kuzhinës shqiptare. Dikur ato kanë qenë ëmbëlsirat e para që ofroheshin kudo në pastiçeri por edhe në shtëpi.
Një ndër ëmbëlsirat, me të cilat nënat dhe gjyshet përherë kënaqnin jo vetëm më të vegjëlit por gjithë familjen me shijen e tyre sa delikate aq edhe fantastike.
Mafishet apo të njohura të ndryshe me emrin marenga përgatiten krejt lehtë dhe shpejt dhe kanë si përbërës kryesor vezët dhe sheqerin.
Por ato mund të kombinohen me shije të ndryshme duke shtuar lëng limoni, portokalleje, luleshtrydheje apo lëngje të ndryshme frutash.
Mund të shtojmë pak kakao, kafe ose kanellë, e gjitha në dorën tuaj.
Shikoni recetën më poshtë dhe na falenderoni më vonë.