Vetëm një muaj pas lindjes, Khloe Kardashian tregon linjat trupore

Një muaj më parë, Khloe Kardashian u bë nënë për herë të parë. Ylli i serialit “Keeping Up With Kardashians”, ka kaluar një periudhë të ngarkuar emocionalisht, si nga lindja e vajzës, por edhe nga tradhtia e partnerit të saj, Tristan Thompson. Një ditë përpara se të sillte në jetë vajzën, në media u publikuan video të Tristan, teksa puthej me disa vajza.

Shumica e njerëzve menduan se ky do të ishte fundi i lidhjes së Khloe dhe Tristan, por jo. Khloe mesa duket e fali parnerit, pasi në mes është vajza e tyre, True. Sot një muaj pas lindjes, Khloe ka publikuar një foto në Instastory, ku tregon si duket pas lindjes. Si mami e re që është, Khloe duket mjaft në formë, dhe shumë e buzëqeshur. Në fakt Khloe është e fiksuar pas palestrës, dhe me siguri do të punojë më shumë për t’ju rikthyer linjave të para shtatzënisë.

Share With:
Translate »
525 Views