Horror!!! Shkëputet karuseli, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur (video)

Të paktën 1 person ka mbetur i vdekur dhe 7 persona kanë mbetur të plagosur në parkun e lojrave në Ohio ku po mbahej panairi shtetëror. Ata kanë qenë duke luajtur në lojën e quajtur ‘The Fireball’ kur ajo është thyer dhe i ka hedhur njerëzit në ajër në lartësinë 8-10 metra, të cilët më pas janë përplasur në tokë.  Një djalë 18 vjeçar mbeti i vdekur nga ngjarja tragjike, ndërsa 7 të tjerë janë dërguar në spital për të marë shërbimin mjeksor. 2 persona raportohet se janë në gjendje të qëndrueshme ndërsa 5 prej tyre në gjendje kritike për jetën, një prej të cilëve është një fëmijë 13 vjeç, ka raportuar shefi i batalionit të zjarrit të Columbus Steve Martin. Aksidenti i tmerrshëm ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në parkun e lojrave Ohio State Fair. “The Fireball”  përbëhet nga një lavjerrës që lëviz majtas e djathtas, ndërsa njerëzit janë ulur në një platformë të rrumbullakët që rrotullohet rreth vetes në fund të lavjerrësit. Panairi është mbyllur por do të rihapet përsëri të enjetn por “The Fireball” nuk do të vendoset në funksion deri të rregullohet dhe të jetë i sigurtë për personat që duan të luajnë.

Share With:
Translate »
810 Views