Vetëvritet “për të takuar babanë në parajsë”

Një 12 vjeçare është gjetur e vetëvrarë në dhomën e saj duke lënë një shënim se dëshironte të ishte me babanë e saj në parajsë. Maria Kislo, ishte e shkatërruar me humbjen e babait, Arek, i cili vdiq pas një sulmi në zemër në vitin 2009. Nxënësja u gjet e vdekur nga nëna e saj, 35 vjeçarja Monika, kur shkoi për ti treguar përrallën e gjumit. Maria, nga Leszno i Polonisë, kishte lënë një shkrim të shkurtër. “E dashura nënë, të lutem mos u mërzit, më mungon babi aq shumë sa dëshiroj ta shoh sërish”, kishte shkruar ajo. Nëna thotë se ndjen aq dhimbje sa do të ndiqte rrugën e tyre po mos të kishte djalin, 13 vjeçarin Michal, për të cilin do të duhet të kujdeset. “Pesë vjet më parë humba bashkëshortin Arek, këtë vit bijën time. Nuk e di nëse mund ta tejkalojë këtë, dhe nuk do ta bëja po të mos ishte djali im”, ka thënë ajo. Monika thotë se e bija e saj nuk dukej aq e palumtur dhe se nuk kishte ndonjë problem që ajo të mund të kuptonte ndjenjat e saj. “Nuk shihej se ishte e palumtur, nuk kishte probleme në shkollë dhe dukej si një vogëlushe e lumtur. Nuk e kisha idenë se asaj i mungonte kaq shumë babai, pasi ajo në të vërtetë asnjëherë nuk ka folur për të”, ka treguar ajo.

Share With:
Translate »
703 Views