Victoria Beckham di si tu përshtatet burrave të shtëpisë

Pati një çështje familjare në sfilatën e burrave të Louis Vuitton, në Paris. Victoria Beckham ishte me bashkëshortin David Beckham dhe djalin e madh, Brooklyn Beckham për të parë koleksionin e fundit të Kim Jones për shtëpinë franceze të modës, ditën e sotshme. Familja me stil u pa t’iu bashkohej duartrokitjeve në këmbë për finalen e Jones me Naomi Campbell dhe Kate Moss pranë tij.

Victoria Beckham tregoi që ajo mund të vishet me stil mashkullor po aq mirë sa burrat e familjes së saj, kur ata të tre dolën nga hoteli Ritz Paris. Matriarkja e familjes udhëhiqte me ngjyra të ndezura, pasi kishte kombinuar pantallonat me një këmishë me vija lejla të zbutur nga një pallto kamel. David gjithashtu dukej me shumë stil me një pallto ngjyrë ushtarake, mbi pulovrën blu marin dhe pantallona të së njëjtës ngjyrë.  Brooklyn i ndiqte me një këmishë Louis Vuitton që nderonte drejtpërdrejt shtëpinë e modës dhe xhaketë të gjatë stofi.

Familje me stil!

Share With:
Translate »
733 Views