Video/ 8-vjeçari me tumor në tru i emocionon të gjithë në Britain’s Got Talent

Anëtarët e jurisë dhe publiku i Britain’s Got Talent u emocionuan gjatë shfaqjes së së dielës mbrëma, ku një djalë tetë vjeçar me tumor në tru performoi para tyre.

“Kam parë Britain’s Got Talent gjithë jetën time dhe gjithmonë kam dashur të bëj audicion. Dy vite më parë u diagnostikova me një tumor në tru dhe jam këtu për të treguar se pavarësisht se çfarë ju ndodh në jetë, ju ende mund t’i realizoni ëndrrat tuaja”, tha 8-vjeçari.

Ravi dhe kori i tij performuan ‘A Million Dreams’ nga filmi hit ‘The Greatest Shoëman’ dhe u kualifikuan direkt për në gjysmëfinale.

Ai tha se do t’i dhuronte paratë e çmimit prej 250,000 £ për bamirësi nëse fitonte kompeticionin.

Share With:
Translate »
66 Views