Video/ Avioni hedh karburant mbi shkolla dhe helmon nxënësit

Një aeroplan ka hedhur karburant mbi disa shkolla, ndërsa bëri një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar të Los Angeles. Nga benzina, të paktën 60 nxënës u trajtuan në spital për acarim të lëkurës dhe probleme me frymëmarrjen.

Karburanti u hodh për shkak të uljes emergjente, por si rregull duhet të hidhet në zona të caktuara dhe në një lartësi shumë të madhe. Avioni kishte probleme me motorin.

Fëmijët fatmirësisht nuk janë lënduar shumë, ndërsa kompani Delta Airlines në një deklaratë për media tha se e lëshoi karburantin për të ulur peshën e avionit.

Share With:
Translate »
479 Views