VIDEO/ Besi dhe Ajka bëjnë aventurën e çmendur së bashku
Aktori dhe kryeplaku i Ferma VIP, Bes Kallaku, ka shijuar momente te bukura me vajzën e tij Ajkën, motrën dhe dy fëmijët e saj. Ata kanë eksploruar duke bërë rafting në Kanionet e Osumit.
Njoftimin e ka bërë të ditur vetë Besi përmes një postimi në rrjete sociale, i cili shkruan: “Ujvara e dashurise! Dashnia e gjakut tim! Një ditë ndryshe me Ajkën”.
Ndërkohë kujtojmë se vetëm pak javë më parë Besi dhe Xhensila i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre disa vjeçare, të cilën “kryeplaku” i Ferma VIP e ndau edhe me të gjithë shikuesit gjatë formatit. Ndërsa nga Xhensila nuk ka ende një reagim në lidhje me këtë./vizionplus.tv