“Kjo është për babin”, momenti tronditës kur i biri qëllon me armë vrasësin në gjykatë

Pamjet horror tregojnë momentin kur një burrë tentoi të vriste vrasësin e supozuar të babait të tij gjatë gjyqit duke qëlluar ndaj tij gjashtë herë përpara se ta godiste me kondakun e armës.

Video nga brenda sallës së gjykatës në São José do Belmonte, Brazil, tregon gjyqtarët dhe anëtarët e jurisë që vrapojnë për të shpëtuar pasi Cristiano Alves Terto, 27 vjeç, hapi zjarr.

Pak minuta më vonë, i akuzuari rrëzohet përtokë, por 27-vjeçari nuk ndalet. Ai nxiton dhe e godet me tërbim dy herë me armë në kokë. Burri u ndoq nga policia dhe u arrestua me dyshimin për tentativë vrasje.

Incidenti ndodhi më 29 nëntor, por video e të shtënave u bë publike të hënën. I pandehuri u dërgua me urgjencë në një spital lokal dhe i mbijetoi plagëve të marra.

Share With:
Translate »
60 Views