VIDEO/ “Do ngelemi ne dhe fëmijët rrugëve!”, punonjëset e shtëpisë së foshnjës në Vlorë: I kanë familjet problematike, mund të abuzohen nëse nuk janë nën kontrollin tonë

Shtëpia e fëmijës në Vlorë është në menaxhim nga Bashkia.

Aty ka fëmijë të braktisur dhe fëmijë nën kujdes ku prindërit interesohen ndonjëherë, pasi janë familje me probleme sociale ose të tjera .

Sipas një projekti të Ministrisë është lajmëruar që qendra do të mbyllet, nuk do ketë më shtëpi fëmije pasi projekti synon fuqizimin e familjes.

Por një gjë e tillë sjell si rrjedhojë kthimin e shumë fëmijëve te prindërit abuzues, pa strehë, përdhunues dhe procedurat e birësimit po bëhen shumë shpejt pa e ditur saktë se në cfarë lloj familjeje dorëzohen fëmijët.

Punonjësit e shtëpisë së foshnjës kanë denoncuar këtë gjë për Fax News pasi që nga viti 2019 nuk janë pranuar më fëmijë në këto ambiente dhe ata janë reduktuar në numër, derisa situata ka agravuar deri në mbyllje.

“Unë jam Tatjana Lilaj, kujestare në qendrën e shtëpisë së foshnjës, nuk jemi në kundërshtim të reformave për fëmijët pasi në Shqipëri po ndodhin shumë abuzime e vrasje por jemi të shqetësuar se këtu gjatë ditës fëmijës do u bëntë mirë nën kujdesin tonë, në fundjavë të shkojnë te familjet bilogjike apo birësuese. Prindi mund të jetë me probleme mendore, sociale ose ka fëmijë pa prindër fare.

Jam kujdestare prej 30 vitesh dhe jam shumë e shqetësuar, plus dhe fëmijët që vijnë dhe nuk pranohen më dhe adoptohen më shpejt se vitet e tjera. Adoptimi i shpejtë nga institucioni na ka shqetësuar, duhet të trajtohen shumë mirë, ose të bëhet qendër ditore, nën kujdesin e gjithë stafit sepse në familje nuk janë ato mundësira”-tha një nga punonjësit.

“I gjithë kolektivi jemi të alarmuar. Fëmijët që vijnë janë me probleme nga më të ndryshmet.

Nuk është se nuk duam ti cojmë fëmijët te familjet bilogjike por ato janë të gjitha problematike, kush më shumë se shteti ua jep shërbimet.

Ne si personel nuk jemi konsideruar farë, kanë ardhur punonjës nga bashkia dhe ndodhen në kat të tretë, na kanë hequr cdo përgjegjësi. Ska gjë më të mirë kur fëmija është nën kontrollin e shtetit, ne punojmë 24 orë prej 20 vitesh nën mbikëqyrjen e kamerave. Kemi sakrifikuar shumë.

Për birësimet nuk jemi kundër, por jo të kthehen te familjet biologjike, gjë që e mundëson ky projekt.

Në datën 25 maj ka ardhur Ministrja dhe ka thënë që ky insitucion do qëndrojë dhe është një projekt pilot që do zgjasë 3 vite dhe ne nuk e dinim që është bërë fakt.

Në fund të projektit jemi të papuna. Edhe ne dhe fëmijët do ngelim rrugëve. Kemi familje për të ushqyer, jemi në prag pensioni“-u shpreh një tjetër.

Share With:
Translate »
206 Views