Video e ëmbël/ Kandidatja për deputete i jep gji foshnjes në selinë e partisë!
Nga selia rozë te ajo blu dhe së fundmi te godina pak më modeste e Shqipëria Bëhet.
“Do të të tregoj bebin, jo vetëm karrocën”, thotë ajo teksa shkon në zyrën e Dorina Prethit, e cila është shembulli më i mirë se një grua mund t’i bëjë të dyja, nënën dhe politikanen.
Pavarësisht orës dhe intensitetit të punës, Prethi i jep gji foshnjes në zyrën e saj, teksa monitoron tanimë procesin e numërimit të votave në qarqet e vendit.
Prethi garon si kandidate e “Nismës Shqipëria Bëhet” për qarkun e Tiranës.
Me një përkushtim të tillë, thënë krejt objektivisht, e meriton një karrige në Parlament!
View this post on Instagram