VIDEO/ Ngjashmëria e madhe me Harry-n, Princesha Lilibet është kopje e babit

Vajza dy vjeçare e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Princesha Lilibet, është shfaqur në një foto të shpërndarë në llogarinë e një fansi mbretëror në Instagram.

Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle ndanë disa klipe të dy fëmijëve të tyre, Princit Archie, katër vjeç dhe motrës së tij të vogël Lilybet në dokumentarin e fundit të Netflix, ‘Harry and Meghan’, dhe një foto e vajzës së tyre është e mrekullueshme.

Në foton e përbashkët, shohim imazhin më të lezetshëm të Lilibet duke shijuar lodrat. Vajza e vogël, e veshur me një triko të thurur me vija dhe çorape rozë, po shikon lodrat e saj dhe është shumë e lezetshme. Madje, ajo na ka ngjashmëri të madhe me babanë e saj, Harry-n, por edhe vëllanë e saj, Archie-n, diçka që e kanë vënë në dukje shumë fansa të familjes.

Share With:
Translate »
39 Views