Video që po bën xhiron e rrjetit/ Po, jam nënë e keqe se lodhja dhe mërzia ime nuk zhduken kur shikoj fëmijët
Jo të gjitha gratë e përjetojnë njësoj amësinë dhe kjo është më se normale. Megjithatë, për fat të keq, shoqëria ofron, dhe shpesh kërkon, vetëm një mënyrë për të qenë nënë.
Lista është e gjatë dhe përfshin të gjitha ato ndjenja që përjetojnë shumë nëna, por nuk kanë guximin t’i thonë me zë të lartë, nën dënimin e gjykimit të shoqërisë. Elena hedh poshtë mitet e famshme se të gjitha lodhjet harrohen kur shikon fëmijën apo të tjera klishe të këtij lloji.
Në video edhe Elena Patrocchi tregon se ka gjetur forcën për të marrë ndihmën e profesionistëve dhe i është futur psikoterapisë.
Videon e mbyll si më poshtë:
“Jam krenare që jam një nënë fajtore, sepse më në fund ndihem e lirë nga imponimet e kësaj shoqërie maskiliste, shoviniste, seksiste, fanatike, patriarkale, katolike që më thotë se çfarë duhet të jem për të qenë një nënë e mirë, një grua me vlerë”.