“Mos më kërkoni të jem indiferente”, Einxhel Shkiras nuk i del inati kollaj

Çifti i njohur, Einxhel dhe Dj Dagz, janë prej muajsh në një lidhje dhe nuk ngurrojnë të postojnë shpesh dashurinë mes tyre. Kohët e fundit kanë qarkulluar shumë thashetheme se Einxhel është në pritje të ëmbël.

Burime për “Prive.al” konfirmuan se Einxhel dhe partneri i saj do të bëhen prindër së shpejti për herë të parë dhe se moderatorja ishte në javën e 16-të të shtatzënisë.

Teksa po prisnim një konfirmim nga dyshja, Einxhel ka reaguar menjëherë duke cilësuar lajmin si të pavërtetë.

 

Ajo postoi disa video nga filmi “Përrallë nga e kaluara”, duke ironizuar situatën e krijuar

 

Por Einxhel nuk është ndalur me kaq, pasi në postimet në vazhdim ajo duket akoma më e acaruar.

 

“Kjo është hera fundit që do flas për Ju! Jo se jeni të rëndsishëm për mua jo,se oksigjen s’më jepni ju, as mbi shpin s’më mbani as buke s’më jepni…Jeni thjesht njerëz vërdall. Njerëz që i këshilloj të bëjnë diçka me jetën e tyre,të merren me një hobi tjetër vec vjelljes vrer ne IG ndaj njerzve që sju lidh asgjë, përveç një butoni që e bëni ‘follow/unfollow. Për të mirën tuaj pastroni shpirtin nga kjo energji kaq negative dhe toksike sepse jeni të helmatisur deri në palc”.

 

“Dhe për ata që më thonë pse merresh: Sepse kjo jam unë. Sepse unë s’pranoj dot në heshtje t’më kalojnë si maune padrejtsie sipër vetes e mos lëshoj zë, sepse unë flas kur më shqetëson diçka, sepse unë refuzoj të mbaj gojën që mos dukem keq te ju, refuzoj të fsheh zemerimin tim dhe pranoj të tregoj kush jam sepse unë se bëj për t’ju impresionuar juve! Jetoj për qëllime më të larta se aq dhe uroj që veç më lart t’ju shoh të gjithëve. Por mos më kërkoni të jem indiferente kur më bëhen padrejtsi apo kalohet çdo lloj caku sepse nuk e zgjodha këtë lloj jete që të hesht, e aq më pak për t’ju pëlqyer juve”- përfundoi Einxhel.

Share With:
Translate »
106 Views