Video që pushtoi botën, 4-vjeçari i lutet të ëmës që po lind të kthehet në shtëpi

Ishte e pabesueshme të dëgjoje fjalët e djaloshit 4-vjeçar Bryce, që përpiqej ta kthente nënën e tij në shtëpi, edhe pse ajo po përgatitej të lindte motrën e tij të vogël. Glow Wilson, nëna e Bryce, kishte tre ditë që ndodhej në spital, duke u përgatitur për të lindur, kur djali i saj 4-vjeçar e surprizoi atë në mes të spitalit. Bryce kishte një kërkesë për nënën e tij. Ai dëshironte që ajo të kthehej në shtëpi sepse familja e tyre kishte shumë nevojë për të dhe se jeta pa nënën ishte shumë e vështirë. Glow u emocionua dhe u habit shumë nga kjo. Sado që ajo përpiqej t’ia shpjegonte Bryce si qëndronte puna dhe se sapo doktorët të nxirrnin motrën e tij nga barku, ajo do të kthehej në shtëpi, Bryce akoma vazhdonte të këmbëngulte. Ai thoshte që doktorët mund t’ua jepnin motrën nesër. Glow Wilson nuk harroi ta regjistronte këtë moment të paharrueshëm të jetës së saj, dhe videoja që ajo postoi në instagram vodhi vëmendjen e shumë njerëzve. Eh, çfarë bën zemra e një fëmije për nënën! /Kids’Time/

Share With:
Translate »
866 Views