VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet MESAZHI ZANOR i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, nuk ishte objekt…
Familja Sula është tronditur nga humbja e vajzës së tyre, Ilaria, vetëm 22 vjeç, e cila u shua padrejtësisht në duar të ish-të dashurit të saj, një 23-vjeçar filipinas, Mark Antony Samson. Ilaria kishte shkuar në Romë për të studiuar statistikë, një degë që e donte shumë, por jeta e saj u ndërpre tragjikisht nga një akt dhune.
Prindërit e saj, Flamuri dhe Gëzime Sula, kanë folur për dhimbjen e madhe që po përjetojnë në një intervistë për televizionin italian RAI. Gëzime Sula tha: “Nuk e di si do ia bëj pa Ilarian. Ishte gjithçka për mua, ishte gjithçka. Ma shkulën nga zemra.”
Flamuri, babai i vajzës, i shkatërruar nga dhimbja, kërkon drejtësi për vajzën e tij: “E vranë dhe e hodhën brenda një valixheje. Çfarë ishte ajo, një objekt? Vajza ime nuk ishte një objekt, ishte një njeri,” tha ai mes lotësh.
Ilaria kishte pritur me padurim të diplomonte, dhe fliste shpesh për fustanin që do të vishte për ditën e diplomimit. Por tragjedia ia ndërpreu jetën para se të realizonte ëndrrën.
Kohët e fundit, autorët e krimit janë përpjekur të shprehin keqardhje, gjithashtu dhe mamaja e autorit që kërkoi të dërgojë një letër për familjen Sula për të kërkuar falje, por prindërit e Ilaria janë të dëshpëruar dhe nuk mund të kuptojnë se si një akt i tillë mund të ishte mundësuar.
Familja Sula tani ka mbetur vetëm me kujtimet dhe një audiomesazh të vajzës së tyre, një kujtim i një jetë që u ndërpre shumë herët.