Video skandaloze nga spitali i Elbasanit, reagon vetë infermierja: Foton e embrionit…

Një rast skandaloz ishte ajo që ndodh brenda ambienteve të spitalit të Elbasanit. ‘Mediat’ publikuan një video e cila ishte realizuar nga Silvana, infermierja e spitalit, pamje që ajo vetë e kishte postuar në ‘Tik Tok’, por me një emër tjetër.

Në ato pamje, përveç fotove dhe videove nga salla e lindjes, Silvana tregoi embrionin e një foshnje pas abortit dhe më pas e ka fshirë. Pamjet janë të rënda dhe kanë marrë shumë kritika nga ndjekësit e të resë që vazhdon studimet në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, e cila më pas vendosi që t’i fshinte.

Pas gjithë bujës së madhe që u shkaktua në rrjet, ka reaguar edhe vetë Silvana. E reja ka thënë se pamjet nuk janë të sajat, por se i ka marrë në rrjet. Po ashtu, ajo shton se video është publikuar aksidentalisht në ‘Tik Tok’, por më pas është fshirë.

Unë jam studente e vitit të parë, nuk jam infermiere. E kam postuar pa dashje. Fotoja e embrionit nuk është e imja, është video interneti’– ka thënë e reja me inicialet S.C.

Ndërkohë, në rrjet ka pasur reagime të shumta.

Share With:
Translate »
88 Views