VIDEO/ Tifozi me leuçemi ka idhull Messin, argjentinasi i realizon ëndrrën vogëlushit

Lionel Messi ëhstë idhulli i shumë fëmijëve të vegjël, të cilët merren apo jo me futboll e kanë argjentinasin si një pikë referimi në jetën e tyre.

“Pleshti” është një lojtar i madh jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. Këtë herë sulmuesi i PSG-së ka bërë realitet ëndrrën e një tifozi të vogël i cili vuan nga leucemia, ndërsa kohë më parë kishte shprehur dëshirën e tij për të marrë një përshëndetje nga Messi.

“Përshëndetje Lionel Messi, ky që po flet jam Genaro. Unë shikoj të gjitha videot tuaja dhe dua një përshëndetje nga ju. Unë jam shtruar në spital në Rosario dhe ju dërgoj një përshëndetje fëmijëve tuaj. Të dua shumë”, ka qenë videoja e Genaros drejtuar Messit, ku më pas në rrjetet sociale u shpërnda me shpejtësi.

Genaro Sosa jetoi tashmë ëndrrën e vërtetë kur mori urimin për ditëlindje nga argjentinasi, e cila erdhi pikërisht në momentin që vogëlushi kishte përfunduar kimioterapinë, ndërsa po bëhej gati për të ikur në shtëpi.

Sigurisht meritë në këtë surprizë të 5-vjeçarit kishte edhe mësuesja e tij Carolina Esquivel, e cila kishte marrë iniciativën për t’i realizuar ëndrrën nxënësit të saj, ndërsa kishte udhëtuar të takonte motrën e Messit, ndërkohë në rrjetet sociale kishte tentuar të komunikonte edhe me vetë “Pleshtin” dhe gruan e tij, Antonela.

“Genaro u çmend kur e pa, është shumë i lumtur. Nuk mund ta besojmë. E vetmi që dinte për videon isha unë, por nuk mund të thoja asgjë. Kur e pa, u trondit dhe qëndroi për orë të tëra duke u hedhur nga emocionet”, ka deklaruar mësuesja e 5-vjeçarit

Pas shumë tentativash, videoja bëhet nga Lionel Messi për një përshëndetje speciale për Genaron, i cili nuk mund të ishte kurrë më i lumtur se kaq.

“E pashë videon tuaj, kështu që doja t’ju dërgoja përshëndetjen time, një përqafim shumë të madh nga un. Ju them se edhe fëmijët e mi ju përshëndesin shumë”, ka theksuar ish-sulmuesi i Barçës.

Edhe nëna e vogëlushit, Sandra Espinoza ishte shumë e emocionuar për këtë moment, ndërsa theksoi se djali i saj është shumë i lumtur pas përshëndetjes që mori nga Messi.

“Isha aq e gëzuar nga lumturia sa doja t’i tregoja gjithë familjes, i gjithë qyteti është shumë i emocionuar dhe është shumë e rëndësishme për ne. Nuk mund ta besojmë atë që ndodhi , jeta jonë u shemb në janar kur morëm vesh për sëmundjen e birit tonë, ndërsa tashmë kjo është një dhuratë shumë e bukur”, ka përfunduar nëna e Genaros.

Share With:
Translate »
32 Views