VIDEO/ Vajza 8-vjeçare që noton me pitonin në pishinë dhe bashkëjeton me të

Një vajzë 8-vjeçare e quajtur Inbar ka një mik të pazakontë me të cilin kalon pjesën më të madhe të kohës, madje edhe noton në pishinë. Ajo preferon ta kalojë kohë me pitonin e saj, i quajtur Belle. Gjarpri i verdhë prej 3.3 metrash, është një nga shumë kafshët që familja e saj mban në shtëpinë e tyre në një vend të Izraelit jugor.

Sipas 8-vjeçares, Belle ka qenë një shoqëri e mirë sidomos gjatë bllokimit për shkak të Covid-19. “Më ndihmon të kaloj kohën, më pëlqen shumë të rri me gjarpërinjtë dhe nganjëherë i ndihmoj të “heqin” lëkurën e tyre.”

Nëna e saj tregon se “Inbar është rritur me gjarpërinjtë. Kur Inbar ishte e vogël, ajo qëndronte në banjë me gjarpërin, tashmë ajo është rritur si dhe gjarpri është bërë më i madh. Është shumë e natyrshme për ne ”, tha ajo.

Share With:
Translate »



148 Views