VIDEO/ Vajza e Silvinjos bëhet nostalgjike, e shfaq trajnerin në një mënyrë që nuk e kishim parë ndonjëherë

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo është kthyer një nga personazhet më të dashura për Shqipërinë.

Me thjeshtësinë, përultësinë, respektin, edukatën dhe çdo gjë tjetër të treguar nga ana e tij, braziliani arriti tja fitojë zemrat të gjithë popullit shqiptar.

Falë tij, Kombëtarja kuqezi është kualifikuar për herë të dytë në Europian teksa nesër do të përballen në miqësoren e parë me Kilin në Parma të Italisë.

Ndërkohë vajza e tij është tepër aktive në rrjetet sociale teksa së fundmi është bërë nostalgjike duke ndarë video dhe foto me familjarët e saj.

  

Në një nga videot e postuara, në sy bie Silvinjo shumë vite përpara teksa luan dhe argëtohet me fëmijët e tij. Një Silvinjo që nuk e kemi parë me herët por padyshim që edhe njëherë nxjerr në pah zemërgjerësinë dhe dashurinë që ka. (VIDEO)

Share With:
Translate »
22 Views