Video/ Vajza e vogël gjendet e gjallë pas 24 orësh nën rrënoja
Një vajzë e vogël në Beirut është gjetur e gjallë pas 24 orësh nën rrënoja, pas shpërthimit të 2,700 tonëve nitrat amoni.
Teksa skuadrat e shpëtimit kërkonin për të mbijetuar nga shpërthimi katastrofik i të martës, gjetën vajzën e vogël. Në videon e publikuar ekipi shihet teksa përpiqet që të largojë mbetjet nga trupi i vajzës, e cila siç raportohet ishte zënë nga një ndërtesë e shembur.
Sipas mediave lokale, videoja është filmuar mbrëmjen e së mërkurës ndërsa e mitura ndodhej nën rrënoja prej 24 orësh.
Të paktën 135 persona rezulton të kenë humbur jetën deri më tani, ndërsa 5,000 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
ليلة كاملة وهي تحت الردم… يا الله دخيلك. قديش مرعوبة كانت وقديش بكيت وشو خافت! يا رب دخيلك
طفلة يتم إنتشالها من تحت الركام في بيروت💔#علقوا_المشانق pic.twitter.com/ZUBo8LDCkS— سحر حسين غدار/ shadow ban (@sahar_ghaddar) August 5, 2020