Videoja e frikshme! Uji i zi shpërthen nga Kepi i Rodonit, pranë “Gropës së Kuçedrës”

Tërmeti më i fuqishëm i rënë në Shqipëri këto 30 vitet e fundit, ai i mëngjesit të së martës, nxorri disa detaje të frikshme në sipërfaqe në lidhje me atë që mund të jetë shkaktari i tërmeteve në një nga zonat më sizmike në Durrës.

Është fjala për atë që njihet si “Kanali i Kuçedrës”, që ndodhet në Gjirin e Lalzit për rrezikshmërinë e së cilës Gazeta Reforma raportoi që prej së martës.

Sipas një legjende urbane thuhet se aty kanë rënë mbi 500 tërmete brenda 3 ditëve.

Gojëdhënat e tregojnë kështu legjendën e saj: “Një ditë me shi kuçedra doli nga deti për t’i shpëtuar rrufeve dhe më pas tre dragonj e ndaluan që të mos bënte dëme më tej. Ky kanal shkarkon ujrat e kënetës në det dhe sipas gojëdhënave, ekziston prej 3 shekujsh”.

Uji që del prej aty është me flluska ajri, që do të thotë, se ka shkarkim të energjisë së nëndheshme.

Provat e kësaj nuk i kemi shumë larg nga dje kur një video nga vendngjarja e publikuar nga ish-krueministri Sali Berisha tregonte një shatërvan natyror që hidhte në ajër disa metra ujë të zi.

Ja çfarë shkruante Berisha:

“Shpërthim i fuqishëm i shatërvanit me ujë të zi tek Kepi i Rodonit, jo larg kjo nga Gropa e Kulçedrës siç e quanin banorët një pus të madh të zi e të thellë që shfrynte prej shekujsh gazra jo helmuese dhe që u betonua me 300 trajlera të mëdhenj betoni!”

Kanali i Kuçedrës ndodhet në mes të Gjirit të Lalëzit në distancë të barabartë nga Kepi i Rodonit dhe Bishti i Pallës. Ky kanal është mbushur me mijëra metër kub beton, duke u bllokuar totalisht dhe energjia nëntokësore nuk ka ku të shkarkohet duke sjellë lëkundje dhe tërmete!

Share With:
Translate »
1636 Views