Videoja e nënës që nuk lejon gjyshen të puthë të porsalindurin bëhet virale

Videoja e një nëne të re që i mohon të porsalindurit një puthje nga gjyshja e saj është bërë virale në TikTok.

Gjithmonë ka pasur një debat nëse është e këshillueshme apo jo puthja e fëmijëve të porsalindur sepse, nëse nga njëra anë ekziston dëshira e shumë të afërmve, veçanërisht gjyshërve, për të “përkedhelur” fëmijën, nga ana tjetër kanë të drejtën shqetësimet e prindërve në lidhje me viruset e shumta të përhapura nga kontakti me të rriturit.

Për këtë arsye, nëna e re Devon Stephen ndau një video në rrjetet sociale në të cilën gjyshja e foshnjës pyet “A mund ta puth fëmijën në kokë?” dhe më pas shton. “Unë nuk do ta bëj, thjesht po pyes,“.

Ndërsa nëna e re përgjigjet: Nëse fytyra jote i afrohet të sajës do të ta marr.

Videoja ka arritur gjithsej 8.7 milionë shikime, e komentuar nga shumë prindër të cilët, veçanërisht gjatë sezonit të gripit, marrin masa për të mbrojtur sistemin e brishtë imunitar të fëmijëve të tyre.

Mesazhi i saj, i cili mbron fillimisht kufijtë e shëndetit, edhe kur do të thotë t’u thuash “jo” njerëzve të dashur, thekson një prirje në rritje në prindër. Siç thotë edhe punonjësja shëndetësore Jessica Acciacca , “Prindërit kanë të drejtë ta bëjnë këtë kërkesë për të mbrojtur të vegjlit e tyre të pambrojtur, edhe nëse është e vështirë për anëtarët e familjes që ta kuptojnë.”

@devonstephen

how cute is my mom clearly active listening and the calm “okay.” 🥺 blessed with loving parents. #boundaries #postpartum #grandparents #comedy #firsttimemom #oldestdaughter

♬ original sound – dev

 

Share With:
Translate »
50 Views