Kujt i ngjan Nina? Arbenita sapo na tregoi tiparin më të lezetshëm në fytyrën e të bijës

Çifti i famshëm Arbenita dhe Fero janë bërë prindër për herë të parë këtë viti. Lajmin e konfirmoi fillimisht vetë modelja e cila u shfaq me vogëlushen në krahë. Çdo gjë erdhi surprizë për të gjithë ndjekësit e çiftit pasi ata zbuluan pak muaj më parë se kishin kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë pas disa vitesh lidhje.

Megjihëse ndan në Instagram foto me të voglën, Arbenita ende s’e ka ndarë mendjen të na tregojë portretin e saj. Megjithatë, sot ajo na tregoi tiparin më të bukur të Ninës, hundën e saj të vogël dhe me majë, njësoj si të modeles.

Me këtë foto, ajo i ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin ndjekësve për të parë të plotë portretin e Ninës dhe për të mësuar se cilit prej prindërve i ngjan më shumë.

Share With:
Translate »
190 Views