Videoloja e famshme do të bëhet film

“Paramount Pictures” do të realizojë adaptimin në ekranin e madh të videolojës së famshme “The Sonic the Hedgehog”. Filmi do të prodhohet nga regjisori i “Deadpool”, Tim Miller dhe producenti i “Fast & Furious”, Neal H. Mortiz.

Personazhi i “The Sonic the Hedgehog” u prezantua nga Sega në vitin 1991 dhe është shfaqur në rreth 24 videolojëra. Filmi i shumëpritur do ta ketë premierën në kinematë amerikane më 15 nëntor të vitit 2019.

Share With:
Translate »
678 Views