Vijnë në jetë trinjakët e parë të vitit
Këtë javë në Maternitetin Koço Gliozheni në kryeqytet kanë ardhur në jetë trinjakët e parë të këtij viti.
Ka qenë qetë kreu i qeverisë ai që ka vizituar nënën fatlume në maternitet dhe i ka dorëzuar personalisht çekët prej 120 mijë lekësh të reja për secilin prej tyre.
Trinjakët e parë të këtij viti, që përfitojnë nga shpërblimet e reja të qeverisë, janë dy vajza dhe një djalë.
“Me këtë rast e sqaruam atë pyetjen e famshme që si është bonusi kur janë 3. Kur janë 3 të gjithë marrin si për të tretin, 120 mijë lekë të reja”, tha Rama.
Materniteti Koço Gliozheni, Tiranë – Vijnë në jetë trinjakët e parë të këtij viti, me 120 mijë lekë të reja me vete secili😁Edhe 100🙏
Posted by Edi Rama on Tuesday, February 12, 2019