Vikena Kamenica një këngë për fëmijërinë e saj

Këngëtarja e njohur Vikena Kamenica ka lançuar për publikun shqiptar këngën e saj më të re “Malenake” në bashkëpunim me Keli Band. Kjo është një nga këngët më intime dhe sensuale që Shqipëria e Mesme ka pasur në karakterin e vet.

Kënga flet për një histori të një vajze korçare e cila është rritur në Tiranë. Kamenica shkruan se këtë vajzë prindërit u detyruan t’ia besonin një familjeje nga Tirana qe jetonte perballe pallatit të tyre. “Kjo jam UNE”.

“..nje Korcare me rrenje te forta e lindur dhe rritur ne Tirane por qe si ka ecur fare me cerdhet dhe kopshtet ne ato vite! Prinderit u detyruan tia besonin nje bebe te vogel nje familje Tironceje qe jetonte perballe Pallatit ku ata jetonin! Kjo jam UNE!

E pra ka qene e pamundur mos te degjoja kenget e preferuara te gjithe sebepeve te tyre!
Dhe ja ku jemi me MALENAKE-n nje nga kenget me intime dhe sensuale qe Shqiperia e Mesme ka pas ne karakterin e vet! Kur u mendua me cunat e KeliBand ishte kjo dashuri e vjeter pse jo te silleshe ne shijet tona! 
Para 1 viti u be nje pune e shpejte por me shume dashuri fale: Shpetim Saracit, Altin Celmetes,Ervin Dhimo, Ardi Asllanit,GestStudio, G-Studio, Teatri Metropol – Jonida Beqo!” Lexohet në dedikimin e saj. 

Share With:
Translate »
843 Views