Emma Stone tregon për sëmundjen që i ndryshoi fëmijërinë

Aktorja e njohur, Emma Stone ka rrëfyer se ajo ka qenë në një terapi për të luftuar ankthin kur ishte 7 vjece. Në një intervistë për The Late Show With Stephen Colbert, ajo foli për sulmet e panikut dhe ankthin që kishte si fëmijë.

“Vazhdoj të kem ankth edhe sot, por nuk kam sulme paniku,” – tha ajo. 28-vjecarja tregoi se aktrimi ishte ndihmë shumë e madhe për të, duke treguar për publikun një fletë ku kishte kishte shkruajtur se është më e fortë se ankthi.

“Kur isha 9 vjec dhe vazhdoja terapinë, bëja këtë që është një monstër jeshile,” – shpjegoi për vizatimin.

Kur ishte fëmijë, Emma nuk e besonte se do ishte aq e guximshme dhe e aftë që të largohej nga vendlindja e saj në Arizona. Por sapo mbushi 15 vjec u shpërngul për të nisur karrierën e saj në Hollywood. Vitin e kaluar u vlerësua me cmim Oscar si aktorja më e mirë e vitit.

Kjo nuk është hera e parë që ka folur rreth problemeve me ankthin pasi ka marrë pjesë në një organizatë bamirëse ‘Child Mind’ në maj.

Share With:
Translate »
659 Views