VIP-at shqiptarë çojnë fëmijët në shkollë dhe nuk i mbajnë dot emocionet

Sot është dita e parë e shkollës për shumë fëmijë dhe të gjithëve na kujtohet emocioni i veçantë që ndjenim që disa ditë para. Fillonim përgatitjet shumë kohë më para, rregullonim librat, blenim mjete shkollore të reja dhe me shumë entuziazëm mendonim për veshjen e ditës së parë. Të njëjtën gjë kanë ndjerë mijëra fëmijë sot në shkollat e Shqipërisë. Me duart të mbushura me lule dhe me çantat plot me libra, fëmijët i janë drejtuar shkollave këtë 17 shtator. Rrjetet sociale janë mbushur me fotografi që prindërit kanë shkrepur nga dita e parë e shkollës. Të shumtë kanë qenë edhe VIP-at që kanë shoqëruar fëmijët e tyre në shkollë dhe kanë ndarë me ne foto nga këto momente. Më poshtë po ju sjellim disa nga këto foto.

Share With:
Translate »
1115 Views