Vitamina që duhet të merrni patjetër gjatë shtatzënisë për të ulur rrezikun e abortit spontan
Lajmi i një shtatzënie të re në horizont është gjithmonë bekim në jetën e një çifti, sidomos të gruas shtatzënë e cila duhet të përkujdeset për të gjatë 9 muajve deri në momentin e sjelljes në jetë. Por, krahas emocioneve dhe prishmërive, kjo periudhë njihet edhe për rrezikun e madh e të paturit abort. Stresi, faktori gjenetik dhe stili i jetesës janë ndër rreziqet më të mëdha që mund të shkaktojnë abort, por studimet e fundit kanë nxjerrë edhe faktorë të tjerë rreziku siç është mungesa e vitaminës B3. Në një hulumtim 12-vjeçar të realizuar në Institutin “Victor Chang Cardiac” në Sidnej, zbulohet se marrja e vitaminës B3 gjatë shtatzënisë mund të ulë rrezikun e problemeve gjatë lindjes dhe të abortit. Shkencëtarja e gjenetikës zhvillimore Sally Dunwoodie thotë se kanë gjetur ndërlidhje të koenzimës Nikotinamide Adenine Dinucleotide (NAD) me problemet e lindjes dhe që më pas kanë filluar të punojnë në lidhje me këtë. Shkencëtari i gjenetikës në spitalin e fëmijëve në Melburn, David Amor thotë se kanë zbuluar që mungesa genetike e NAD-it shkakton problem në lindje. Dunwoodie dhe ekipi e saj gjetjet e tyre i testuan tek minjtë. Te minjtë shtatzënë NAD-ëve të të cilëve i është shkaktuar mutacioni gjenetik është parë që kanë abortuar ose që tek pasardhësit e tyre kishte probleme të lindjes, kurse tek pasardhësit e atyre që iu është dhënë vitamina B3 kishin lindur në mënyrë të shëndoshë. “Kjo mund të jetë një nga gjetjet më të mëdha në historinë e mjekësisë pas acidit folik për shtatzënat”, thotë Dunwoodie. Rezultatet e hulumtimit u publikuan në revistën “The New England Journal of Medicine”.