Po, Tani erdhi herët për t’i uruar Lorit ditëlindjen

Gojëdhënat thonë se shpirti i njeriut pas vdekjes kthehet në flutur, e sa herë t’i mungojë dikush, shkon në këtë formë për ta parë e përshëndetur. Ndërkohë që të gjithë VIP-at shqiptarë ishin pjesë e superfestës për ditëlindjen e Lorit, është gjithmonë një pjesë boshe në gjirin familjar Hoxha që nuk mund ta mbulojë kurrsesi asnjë festë, gëzim apo pasuri. Mungesa e Dritanit të ndjerë. Por ai mesa duket e ka gjetur mënyrën për ta uruar gëzimin e tij të parë! Në formën e një fluture, ai është ulur në perden e dhomës së Lorit teksa ajo është zgjuar nga festa e mbrëmshme. Ky moment nuk i ka shpëtuar trashëgimtares së Top Channel. Ajo e ka fotografuar dhe e ka ndarë me ne, bashkë me emoin e një ylli.

Share With:
Translate »
779 Views