Vjehrrat janë bërë për t’u përkëdhelur, Jona i thotë lule të sajës
Jona Spahiu ka uruar vjehrrën e saj me rastin e ditës së lindjes dhe ka zgjedhur pak fjalë (e saktë) për t’ia dedikuar, me shumë dashuri. “Gëzuar ditëlindjen Lulja më e bukur. Kështu qofsh gjithmonë”, ka shkruar Jona krah fotos ku zonja shfaqet me lule në duar dhe shumë e qeshur.

Surprizat ama kanë vazhduar për të edhe më tej, pasi lulet më të bukura i ka marrë nga duart e nipit të saj të vogël që siç kuptohet i ka mbledhur në një kopsht, të paktën këtë kuptojmë nga foto e postuar prej Jonës. Nuset VIP na kanë treguar shpesh sa raport të mirë kanë me vjehrrat e tyre dhe Jona sapo ju shtua listës së shembujve për t’u ndjekur.