Gjyshja kërkon birësimin e nipërve: Nusja ka tentuar t’i presë organin gjenital djalit

E ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live” ishte Bajame Plaku, e cila tregoi historinë e trishtë të familjes së saj. Ajo rrëfeu se prej 10 vitesh ka rritur fëmijët e djalit, pasi ai vetë vuan nga probleme të shëndetit mendor. Nga ana tjetër, nusja ishte larguar pas divorcit, duke mos u interesuar më për dy djemtë e saj.

Gjyshja e fëmijëve u shpreh për “Shqipëria Live” se nusja i dhunonte fëmijët, madje një herë kishte tentuar t’i priste organin gjenital njërit prej djemve. Ajo shtoi se dhe nusja kishte probleme mendore, por në fillim nuk e dinin.

“Nuk kam asnjë kontakt me nusen. Ajo i rrihte fëmijët, se kishte probleme me shëndetin mendor, por nuk e dija që kishte probleme. Kur u martua nuk kishte qenë mirë, por unë e vura re. I bëra kontroll si nënë dhe e ndiqja me doktorët. Divorci mes çiftit zgjati disa kohë, por unë nuk i kam lënë asnjë moment vetëm se nuk doja që fëmijët të rriteshin jetimë. Ka bërë edhe një krim shumë të rëndë te fëmijët, ia fala atë, por ajo vazhdoi prapë. Ajo ka tentuar të dëmtojë një nga fëmijët në organet gjenitale. E nisa direkt në spital, por për fat të mirë gjendja nuk ishte e rënduar”, tregoi Bajame Plaku, e cila kërkonte të birësonte nipërit.

Share With:
Translate »
481 Views