Vjen në jetë Hana dhe babi Mozzik sapo e prezantoi me botën

Nuk priti dot 2019-n!

Vogëlushja e Loredanës dhe Mozzik ka ardhur në jetë sot dhe lajmin e bukur e ka dhënë vetë reperi.

Jo më larg se dje, Loredana publikoi një foto ku shkruante se viti 2019 do të jetë viti kur ajo do të bëhet nënë por Hana e vogël nuk ka pritur më.

Ajo ka ardhur në jetë sot dhe babai Mozzik ka bërë një dedikim të veçantë për vogëlushen në Instagram, ku i shpreh gjithë dashurinë.

Reperi nuk gjen dot fjalë për të përshkruar ndjesinë e të qënit baba, e megjithatë i përlotur ka dedikuar këto vargje për partneren dhe vajzën:

“Emri më i bukur në botë BABË !

Faleminderit Zot për këtë dhuratë të shenjtë !

Mirë se erdhe në jetë Hana ime e vogël !

Nuk gjej as fjalë ta përshkruaj këtë ndjenjë, i përlotur duke puthur gruan time të dashur sot po i uroj lindjen e parë, e fëmijën e parë !

Do ju dua sa të kem jetë!”

Pas fotos së ëmbël ku shfaqet duke i kapur dorën e brishtë vogëlushes, Mozzik ka publikuar edhe një foto tjetër me dorën e partneres Loredana, shoqëruar me një emoji zemre. Me sa kuptuam nga fotoja, reperja ka sjellë në jetë vajzën në një spital në Zvicër.

I urojmë Hana-s jetë të gjatë e të lumtur!

Share With:
Translate »
836 Views