Vjen në jetë vajza e Granit Xhakës, Taulanti-mbesës: Xhaxhi do jetë gjithmonë aty për ty

Grani Xhaka është bërë për herë të parë baba. Bashkëshortja e tij Leonita, solli sot në jetë vogëlushen e tyre.

Padyshim që ky ishte lajm i gëzuar për familjen Xhaka.

Futbollisti Taulant Xhaka shprehu gëzimin që u bë për herë të parë xhaxha.

Duke uruar vëllain dhe kunatën, Taulanti ju drejtua mbesës duke u shprehur se do jetë gjithmonë aty për të.

“Sot është një ditë e veçantë për mu… Me plot gëzim e lumturi, që u bëra për herë të parë axhë!!! Jam krenar me ty vëlla, jam i bindur që bëhesh një prind i mrekullueshëm edhe një prind me shumë dashuri ndaj princeshës të vogël. Tash shkoj pak te Leonita, për mu je jo veç nusja e vëllait, por edhe motra ime edhe do ta kesh gjithmonë mbështetjen ton! Axhi Taulant do të jetë gjithmonë këtu për ty princesha e vogël,”-shkroi ai.

Share With:
Translate »
994 Views