Vjen së shpejti filmi ‘Gjirokastra’ me skenar të Ismail Kadaresë

Një film me skenar të Ismail Kadaresë ka përfunduar xhirimet. Filmi me titull “Gjirokastra” do të ketë së shpejti premierën dhe lajmin e ka dhënë deputetja e Gjirokastrës dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

“Ju kujtohet sa herë ju kam folur për filmin ‘Gjirokastra’ ?

… me skenar të Ismail Kadaresë nën drejtimin artistik të të madhit Aleksandër Sokurov dhe me regjinë pasionante të mikut Yuri Arabov.

Realizimi ka mbaruar dhe filmi është gati!

Mezi po e pres

Ndërkohë po ndaj me shumë qejf disa foto që ia mora kostumografes së talentuar të filmit Berina Kokona”, shkruan Kumbaro.

Share With:
Translate »
170 Views