Vogëlushi digjet aksidentalisht në restorant | Video

Një fëmijë është përballur me një incident të rëndë në restorant dhe duhet të dërgohej në spital me urgjencë. Kamarieri po shërbente një supë të ngrohtë kur rrëshqiti duke ia hedhur fëmijës në fytyrë.

Në pamjet e CCTV, djali i vogël duket duke luajtur me një celular në restorant kur ndodhi ngjarja.

Emri i restorantit nuk është identifikuar, por pamjet janë shpërndarë në rrjete sociale duke treguar vogëlushin që vuante nga djegiet. Mediat lokale të Kinës kanë raportuar se familja fajëson restorantin që nuk kujdeset për pastrimin e dyshemesë.

Akoma nuk dihet nëse ata do akuzojnë kamarierin ndërsa nuk është bërë asnjë koment rreth gjendjes shëndetësore të djalit.

 

Share With:
Translate »
759 Views