Vogëlushi kërkon të dhurojë gjak për viktimat e sulmit në Manchester

Joseph Griffiths  nga Britania ka kërkuar që të shkojë të dhurojë gjak kur mësoi se familjarët e shokut të tij ishin viktima të sulmit në Manchester.

Vogëlushi me grup të rrallë 0-,  kishte insistuar që ta shoqëronte nënën e tij në spital për të dhuruar gjak, por nuk arriti të bëjë asgjë pasi mosha e tij është e vogël.

Më pas, 6-vjecari këmbënguli që të ofrojë ndihmën e tij dhe bleu disa ëmbëlsira për t’ia dhuruar stafit për punën që kanë bërë.

Infermieret, të cilat u përlotën nga gjesti i tij thanë: “Kemi qarë për gjestin e tij. Nëna e vogëlushit duhet të jetë krenare për të.”

Share With:
Translate »
960 Views